• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, June 7, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home VENDI

Ec ma ndryshe: Mbrojtja e mjedisit ende pa vend meritor në agjendën e pushtetit lokal

tvprizreni by tvprizreni
July 6, 2021
in VENDI
0
Ec ma ndryshe: Mbrojtja e mjedisit ende pa vend meritor në agjendën e pushtetit lokal
0
SHARES
99
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
 “Ec ma ndryshe” ka publikuar raportin në të cilin iu rekomandon kandidatëve për kryetar komunash që në programin e tyre për zgjedhjet lokale, të përfshijnë themelimin e drejtorive të mjedisit, duke u përkujdesur për shtimin e kapaciteteve njerëzore dhe financiare për mbrojtjen e mjedisit për zhvillim të qëndrueshëm.
Ku është postimi i plotë:
“Degradimi i mjedisit dhe ndryshimet klimatike paraqesin kërcënim ekzistencial për të gjitha vendet e botës. Për t’i adresuar sfidat në këtë drejtim, përmes Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, Evropa synon të bëhet karbon neutrale deri në vitin 2050. Prandaj, Bashkimi Evropian po promovon veprim të fortë klimatik, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit.
Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, kjo e fundit gjendet në fazën e hershme të përgatitjes për mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Në këtë raport është theksuar se nevojitet vullnet më i fortë politik për të adresuar degradimin e mjedisit dhe sfidat për ndryshime klimatike.
Kosova aktualisht përballet me sfida serioze sa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimet klimatike, marrë parasysh edhe kapacitetet e kufizuara njerëzore e financiare për adresimin e tyre. Në këtë drejtim barra dhe përgjegjësia më e madhe i takon nivelit qendror të qeverisjes.
Mirëpo duke qenë se problemet mjedisore janë kryesisht të lidhura me ndikimin e aktivitetit njerëzor mbi burimet mjedisore, një mënyrë më efikase për adresimin e tyre është zbatimi i strategjive apo planeve të veprimit në mënyrë të decentralizuar. Kjo për arsye se organet komunale kanë njohuri më të mirë të terrenit si dhe problemeve mjedisore e socio-ekonomike si dhe janë kontakti i parë.
Një vështrim mbi ueb faqet e komunave të Kosovës tregon se shumë pak komuna kanë drejtori të vecantë për mjedisin. Në këtë aspekt veçohen komunat e Mitrovicës së Jugut dhe Obliqit, ku drejtoritë përkatëse kanë përgjegjësi për tu angazhuar për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor, si dhe zvogëlimin ose ndalimin e atyre aspekteve ekonomike dhe të aktiviteteve të tjera që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Ndërsa Komuna e Prishtinës ka Drejtorinë e Parqeve, që angazhohet për krijimin dhe administrimin e parqeve rekreative brenda territorit të komunës së Prishtinës, si dhe mbrojtjen dhe kujdesin ndaj zonave të gjelbra brenda territorit të komunës së Prishtinës.
Ndërkaq shumica e komunave tjera çështjen e mjedisit e kanë të inkuadruar si sektor apo njësi, qoftë në drejtorinë e Urbanizmit apo në drejtorinë e Shërbimeve Publike. Hulumtimet e bëra më parë nga organizatat joqeveritare kanë vënë në pah mungesën e kapaciteteve njerëzore në komuna për mbrojtjen e mjedisit.
Raporti mbi monitorimin e sektorit të mjedisit në Komunën e Prizrenit (publikuar në maj të vitit 2021) tregon se në këtë komunë organi përgjegjës për planifikim dhe menaxhim mjedisor është Sektori i Mjedisit dhe i Menaxhimit të Mbeturinave që funksionon në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Stafi i DSHP-së përbëhet prej gjithsejtë 14 punonjësve, prej të cilëve 5 janë të angazhuar në Sektorin e Mjedisit dhe të Menaxhimit të Mbeturinave. Gjatë këtij mandati, Komuna e Prizrenit ka themeluar edhe një Qendër të Zhvillimit të Gjelbër, që do të shërbejë si qendër për informacion dhe do të organizojë punëtori për të promovuar vetëdijesimin mjedisor. Drejtuesit e kësaj komune kanë theksuar se Prizreni është qyteti i vetëm në Kosovë që e ka hartuar planin e ndërhyrjeve ndër sektoriale për ndryshimet klimatike. Por, sipas deklaratave të zyrtarëve komunalë numri i punonjësve të angazhuar në SMMM nuk është i mjaftueshëm për kryerjen e detyrave të përcaktuara me kornizën ligjore. Për ilustrim, ata kanë bërë të ditur se bazuar në programin e Sektorit të Mjedisit dhe Menaxhimit të Mbeturinave, numri i zyrtarëve të angazhuar në këtë sektor duhet të jetë 16 sosh. Pos kësaj konsiderojnë se edhe burimet e kufizuara financiare frenojnë përpjekjet për mbrojtjen më efektive të mjedisit. Në anën tjetër insistojnë se krijimi i një drejtorie të veçantë për mjedisin do të ishte hap i duhur në këtë drejtim.
Duke qenë se zgjedhjet komunale do të mbahen në vjeshtë të këtij viti, rekomandimi për kandidatët për kryetar komunash do të ishte që në programet e tyre të përfshijnë themelimin e drejtorive të mjedisit, duke u përkujdesur për shtimin e kapaciteteve njerëzore dhe financiare për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm. Kësisoj do të mund të ndikonin në ofrimin e kontributit për përshpejtimin e hapave sa i përket adresimit të sfidave për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndryshimet klimatike.
HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund – CDF
EC Ma Ndryshe
Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes Free
Download Nulled WordPress Themes
Download WordPress Themes
ZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=
download huawei firmware
Premium WordPress Themes Download
udemy free download
Previous Post

Bajram Kastrati: Zgjedhjet komunale përcaktojnë përfaqësimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve rreth problemeve të përditshme që ballafaqohen

Next Post

Bali Muharremaj – mërgimtarëve: Jam në shërbimin tuaj, parkingu në oborrin e komunës është falas për ju

Next Post
Bali Muharremaj – mërgimtarëve: Jam në shërbimin tuaj, parkingu në oborrin e komunës është falas për ju

Bali Muharremaj – mërgimtarëve: Jam në shërbimin tuaj, parkingu në oborrin e komunës është falas për ju

Të Fundit

Arrestohet prizrenasi, mori 2 mijë euro nga tre persona, duke u prezantuar rrejshëm si polic

Arrestohet një serb në veri, tentoi t’i ikë Policisë me kamionin plot mish të kontrabanduar

June 6, 2023
Bad News Eagles e mposht edhe një ekip serb

Bad News Eagles e mposht edhe një ekip serb

June 6, 2023
Ja edhe sa gjatë mund të vozisni, prej momentit që ndizet drita e rezervës

Ja edhe sa gjatë mund të vozisni, prej momentit që ndizet drita e rezervës

June 6, 2023
Osmani pas takimit me Escobarin e Lajçakun: Zgjedhjet në veri janë të mundshme në përputhje me ligjin

Osmani pas takimit me Escobarin e Lajçakun: Zgjedhjet në veri janë të mundshme në përputhje me ligjin

June 6, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Arrestohet prizrenasi, mori 2 mijë euro nga tre persona, duke u prezantuar rrejshëm si polic

Arrestohet një serb në veri, tentoi t’i ikë Policisë me kamionin plot mish të kontrabanduar

June 6, 2023
Bad News Eagles e mposht edhe një ekip serb

Bad News Eagles e mposht edhe një ekip serb

June 6, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.