Organizata joqeveritare “Ec Ma Ndryshe” ka intervenuar me mbjellje të fidanëve drunorë dhe frutorë në oborrin e institucionit parashkollor “Zambaku” në Prizren dhe kopshtit “Cicërimat” në Prishtinë.
Mbjellja e fidanëve drunorë dhe atyre frutorë në shkolla është një iniciativë e EC-it në bashkëpunim me komunitetin me qëllim të ndikimit pozitiv në mjedisin arsimor dhe për zhvillimin e fëmijëve në ambient më të shëndetshëm.







