Stafi i EC Ma Ndryshe sot ka realizuar një aksion pastrimi në qytetin e Prizrenit, përkatësisht te “Sheshi i Lidhjes” dhe përgjatë rrugës së “Marashit”.
Qëllimi i kësaj iniciative ka qenë pastrimi i këtyre hapësirave publike nga mbeturinat, si dhe përçimi i porosisë për nevojën e mbrojtjes së mjedisit nga secili individ.
EC në këtë pjesë të qytetit ka mbledhur një sasi të mbeturinave, derisa kompania rajonale e mbeturinave “Ekoregjioni” ka ndihmuar me grumbullimin final dhe dërgimin e këtyre mbeturinave në deponi.





