- Reklama -

Ec Ma Ndrsyhe: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport vazhdon ndarjen e subvencioneve në mënyrë jo transparente

Përmes një komunikate për “Ec Ma Ndryshe”, ka reaguar lidhur me ndarjen e subvencioneve në mënyrë jo transparente nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport.

EC Ma Ndryshe edhe viteve të kaluara ka reaguar për jo trasnparencë gjatë publikimit të këtyre listave.

- Reklama -

REAGIM I PLOTË NGA EC MA NDRYSHE:

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport vazhdon ndarjen e subvencioneve në mënyrë jo transparente

Komuna e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të përfituesve të subvencioneve nga thirrja e DKRS-së, në kategorinë e kulturës, rinisë dhe sportit. Në vendimet përfundimtare të DKRS-së për subvencionimin e OJQ-ve dhe individëve, figurojnë vetëm titujt e projekteve dhe përfituesit.

EC Ma Ndryshe edhe viteve të kaluara ka reaguar për jo trasnparencë gjatë publikimit të listave përfundimtare të përfituesve dhe ka kërkuar nga DKRS-ja që krahas titullit të projektit dhe emrit të përfituesit të përfshijë edhe informatat si në vijim:

-Kriteret e vlerësimit, në bazë të cilave janë përzgjedhur përfituesit;

-Listën e anëtarëve të komisioneve;

-Shuma financiare e aplikuar me projekt nga organizata/shoqata;

-Shuma financiare e përkrahur nga DKRS;

-Përshkrimin e shkurtër të projektit dhe rezultatet e pritura;

EC konsideron se me publikimin e këtyre informatave dhe dokumenteve, drejtoritë komunale do të tregonin transparencë dhe llogaridhënie, duke dhënë shembull për praktika të mira të qeverisjes.

Duhet cekur se në fushatën e fundit parazgjedhore, dy nga premtimet më të theksuara të kryetarit aktual kanë qenë transparenca radikale dhe llogaridhënia para qytetarëve e cila tani duhet të gjejë zbatim edhe në praktikë.

Ndërkaq praktika e njëjtë e ndarjes së subvencioneve bie ndesh me parimet themelore të qeverisjes transparente dhe po ashtu nuk përputhet me përpjekjet për promovimin e standardeve të qeverisjes së mirë.

Prandaj EC edhe njëherë i bën thirrje Komunës së Prizrenit që t’i rishqyrtojë këto veprime dhe të angazhohet për zbatimin e praktikave më të mira të qeverisjes, pasi që mospërfillja e këtyre kërkesave krijon hapësirë për dyshime për keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e parasë publike.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort