LAJME

E turpshme: Gjokoviq mbron mesazhin e tij provokues për Kosovën

E turpshme: Gjokoviq mbron mesazhin e tij provokues për Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Maj 2023, 16:35

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, nuk është penduar për mesazhin nxitës dhe provokimet që bëri dje në French Open, kur shkroi se ”Kosova është zemra e Serbisë”.

Ai në një konferencë për shtyp, tha se mesazhi ‘është më e pakta që mund të kisha bërë. Ndjejë përgjegjësinë si figurë publike, nuk ka rëndësi në cilën fushë jap mbështetje’, citon the guardian.

Kujtojmë që deklaratën nxitëse të tij, e ka dënuar Komiteti Olimpik i Kosovës si dhe Federata e Tenisit të Kosovës po ashtu.

Në reagimet e tyre, theksohej se një gjuhë e tillë, çon edhe më në ngritje të tensioneve mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika