LAJME

E shtuna me mot me diell dhe temperatura deri në 26°C

E shtuna me mot me diell dhe temperatura deri në 26°C
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Korrik 2026, 06:09

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 23 deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

Në zonat më të ulëta, veçanërisht të dielën, rritja e temperaturave deri në 30–31°C mund të shkaktojë ngarkesë të lehtë termike gjatë orëve të mesditës, sidomos te personat e ndjeshëm, të moshuarit dhe ata me probleme kardiovaskulare.

Era e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore do të ndikojë pozitivisht në freskimin e ajrit dhe përmirësimin e ndjesisë termike.

Rekomandohet hidratim i mjaftueshëm dhe shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika