Boksieri shqiptar e nisi në mënyrë të jashtëzakonshme duelin, duke e rrëzuar Joshua-n dy herë në raundin e parë.
E rrëzoi dy herë në raundin e parë, por Joshua kthehet dhe e nokauton Prengën në raundin e dytë

Megjithatë, Joshua arriti të rikthehej në raundin e dytë dhe, pas një aksioni të fuqishëm, e rrëzoi Prengën. Boksieri shqiptar nuk arriti të ngrihej brenda kohës së numërimit, duke bërë që Joshua të shpallej fitues me nokaut.
Pavarësisht nokautit të pësuar, Prenga la përshtypje të fuqishme në fillimin e përballjes, duke e tronditur dy herë një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror. Ndërkohë, fitorja e Joshua-s e mban të hapur mundësinë për përballje të tjera të mëdha në kategorinë e peshave të rënda.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Drejtori Kadriaj: Nesër nis dezinsektimi në Landovicë, pas kërkesës së banorëve

Aleanca s’merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituive

Kosova vendos masë antidamping ndaj farës së grurit nga Serbia

