- Reklama -

E rëndë në Shkup: Qiramarrësi vret pronarin, plagos djalin e tij të mitur dhe më pas bën vetëvrasje

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në një ngjarje tragjike që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Volkovë, të Shkupit.

Kështu konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

- Reklama -

Ngjarja ka ndodhur pasi një qiramarrës ka qëlluar disa herë pronarin e shtëpisë dhe ka plagosur djalin e tij të mitur.

Sipas dëshmive të para, pas aktit të dhunshëm, autori i dyshuar ka marrë jetën e tij me një plumb në kokë. Banorët e zonës treguan se janë zgjuar nga të shtënat me armë, të ndjekura nga sirenat e policisë dhe ambulancës.

Për momentin, motivet e këtij akti të rëndë janë të paqarta, dhe policia ka njoftuar se do të ofrojë më shumë informacion në lidhje me rrethanat dhe sfondin e ngjarjes gjatë ditës.

“Rreth orës 09:00 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Vollkovë të rajonit të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N. nga plagët e marra kanë vdekur në vendngjarje. Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen. I plagosur ka mbetur edhe një i mitur i cili është transportuar për mjekim në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. M.N. është autor i mundshëm i vrasjes”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga Klinika e Traumatologjisë është njoftuar se gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme, dhe po vazhdon me trajtimin e nevojshëm.

Ndërsa, nga ana tjetër forcat policore janë ende në rrugët e Vollkovës, ndërsa policia po kryen hetim në vendin e ngjarjes.

/GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Tarifat e reja të energjisë në fazën e vlerësimit

Rritja e tarifave të energjisë elektrike për sivjet është...

Aktakuzë ndaj një u.d drejtori të shkollës së mesme në Prizren, dyshohet se dëmtoi afër 4000 euro buxhetin komunal

Prokuroria Themelore e Prizrenit në një komunikatë për media...

Publikohet lista e përditësuar e LDK-së, këta janë kandidatët me më së shumti vota

Është publikuar një listë e përditësuar e kandidatëve të...

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar...

Ndahet nga jeta nënkryetari i FSSHK-së, Dr.Bajram Kryeziu

Është ndarë nga jeta nënkryetari i FSSHK-së dhe mjeku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort