VENDI

E rëndë: Ndërron jetë zyrtari i lartë i FSK-së, dyshohet se vrau veten

E rëndë: Ndërron jetë zyrtari i lartë i FSK-së, dyshohet se vrau veten
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Prill 2021, 15:49

Koloneli i FSK-së nga Mitrovica, Skënder Hajdari, ka vdekur para pak minutash në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pak kohë pasi u soll me plagë në kokë.

Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se kishin gjetur personin me plagë në fshatin Zjaqë, i cili u dërgua menjëherë në spital.

“Fillimisht është raportuar si i vetëplagosur. Policia kanë shkuar në fshatin Zjaqë, e kanë sjellur në Mitrovicë e më pas në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Avni Zahiti për “Jepi zë”.

Siç mësohet, Hajdari u gjet në fshatin e tij të lindjes pasi ishte konsideruar i zhdukur nga dje.

Pranë tij është gjetur një armë për të cilën rezulton se kishte leje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika