Një baba nga Mitrovica e ka pësuar keq mbrëmjen e kaluar, ku u ther me thikë nga i biri pas një zënke që ndodhi në rrugën “Selim Selimi”.
Babai 65 vjeçar ka thirrur Policinë pas sulmit, e më pas është dërguar në Spital për shkak të plagëve.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi Avni Zahiti, i cili ka dhënë detajet e këtij rasti.
“Gjatë natës në Mitrovicë është raportuar një rast “ dhunë në familje”, ku viktima mashkull rreth 65 vjeçar, ka raportuar se pas një zënke ishte sulmuar nga i dyshuari djali i tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, sipas mjekut lëndimet e natyrës se lehtë dyshohen të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, thotë Zahiti.
Ndërkohë, mësohet se djali po kërkohet nga Policia për këtë rast, që lidhet me dy vepra “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor”./Reporteri.net