LAJME

E rëndë: 24 vjeçari dyshohet se qëlloi veten me armën që po e provonte për ta blerë

E rëndë: 24 vjeçari dyshohet se qëlloi veten me armën që po e provonte për ta blerë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Maj 2025, 21:34

Sot, më datë 11.05.2025, rreth orës 18:20, në Stacionin Policor Prizren-Veri, dy persona — njëri 24-vjeçar dhe tjetri 23-vjeçar — kanë raportuar se gjatë një takimi me një person të tretë, viktimën A.T., 24 vjeç, i kishin dorëzuar një armë zjarri (pistoletë) me qëllim që ai ta shiste. Menjëherë pasi viktima ka marrë armën në dorë, ka shtënë me të në drejtim të vetes.

Patrulla policore është nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes, ndërkohë që janë njoftuar edhe emergjenca dhe njësitë përkatëse.

Në vendin e ngjarjes, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika