Punëtorët në Kosovë po vazhdojnë ta pësojnë në vendet e tyre ku punojnë, për shkak të kushteve jo të favorshme të punës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Rahovec, por këtë herë viktimë është një i mitur, i cili është rrëzuar derisa ka qenë duke punuar në shtëpinë e xhaxhait të tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se viktima është një 17-vjeçar, i cili është dërguar në këtë qendër pasi është rrëzuar nga ‘skelet’ në objektin ku ka qenë duke punuar.





