Veterani prizrenas i arsimit, Xheladin Tafallari, ndërroi jetë më 13 shkurt të këtij viti, në moshën 75 vjeçare në qytetin e Prishtinës, ku edhe jetonte i ndjeri.
Familja e veteranit të ndjerë të arsimit kanë njoftuar se e pamja vazhdon edhe në Prizren, më datë 19 shkurt, të hënën nga ora 08:00 – 16:00 tek Restorani i Dautit që gjendet në Bylbyldere, mbi Farmakosin e vjetër.
Xheladin Tafallari ishte edhe kryetar i degës së Shoqatës Çamëria në Prizren dhe anëtar i Kryesisë në Prishtinë, duke dhënë kontribut të madh në arsim dhe çështjet kombëtare.
”Më 13. 02. 2024, papritur, në moshën 75 vjeçare, në Prishtinë, ka ndërruar jetë Veterani i Arsimit, XHELADIN TAFALLARI. Gjatë jetës së tij, i ndjeri dha kontribut të jashtëzakonshëm në arsim por edhe në çështjen kombëtare. Gjithashtu ishte kryetar i degës së Shoqatës Çamëria në Prizren, si dhe anëtar i Kryesisë në Prishtinë.
I lajmërojmë të gjithë familjarët, miqtë e dashamirët se e pamja vazhdon edhe në Prizren të hënën (19. 02. 2024) prej orës 08:00 – 16:00, në Bylbyldere (mbi Farmakosin e Vjetër) te Restorani i Dautit.
Me respekt familja!”, thuhet në njoftimin e familjes së tij./TVPrizreni/
