LAJME

E ndalin një veturë për kontroll në Prizren, Policia iu gjen monedha metalike të falsifikuara

E ndalin një veturë për kontroll në Prizren, Policia iu gjen monedha metalike të falsifikuara
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2022, 11:30

Policia e Kosovës bën të ditur se pasi kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar ku me të ishte dhe pasagjeri mashkull kosovar, gjatë kontrollimit tek të njëjtit janë gjetur disa monedha metalike të falsifikuara si dhe dy telefona celular.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kukësi” në Prizren, më 23 qershor 2022, në orën 00:50.

“Njësitet policore pasi kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar ku me të ishte dhe pasagjeri mashkull kosovar, gjatë kontrollimit tek të njëjtit janë gjetur disa monedha metalike të falsifikuara si dhe dy telefona celular”, thuhet në raport.

Monedhat dhe telefonat janë sekuestruar për ekzaminime dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika