Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha për Aleksandar Vuçiq, se ishte ministër i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq dhe se vazhdon ta ketë po të njëjtën mendësi të shekullit të kaluar.
“Ofendimet ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që thotë se ai jeton në të kaluarën tregon se Vuçiqi goditi në target kur ai foli për politikanët e Prishtinës. Është interesante se si e njohu veten zonja Osmani dhe kjo është një mundësi për të mësuar një thënie tjetër serbe – një mizë i ra ariut!”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.





