Dy fëmijë të moshës 10-13 vjeç kanë vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.
Bëhet e ditur se viktimat mes vete janë djem të axhës, ndërsa shkaqet e zjarrit që çuan deri të tragjedia mbeten akoma të panjohura.
Në vendngjarje po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ekipi i zjarrëfikësve dhe Mjëkësia Ligjore.
Për zjarrin policia është njoftuar rreth një orë më parë, ndërsa Express ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.





