LAJME

E konfirmon Ministria Shëndetësisë: Javën tjetër vijnë 24 mijë vaksina në Kosovë

E konfirmon Ministria Shëndetësisë: Javën tjetër vijnë 24 mijë vaksina në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Mars 2021, 16:05

Ministria e Shëndetësisë njofton se mbërrijnë 24 mijë doza.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se javën tjetë do të mbërrijnë 24 mijë doza të vaksinave kundër Covid-19.

“GAVI ka informuar MSH se vaksinat e para (Astra Zeneca) ne kontigjent prej 24 000 dozave do ta arrijnë shumë shpejt”.

“MSh, sipas procedurave te aplikimit te pergatitura nga COVAX, ka dorëzuar aplikacionin me te gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizem dhe, COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar apklimi i saj”, thuhet në përgigjen e MSH-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika