Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka konfirmuar se 50 policë janë arrestuar gjatë operacionit “Pika” që u zhvillua sot në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit.
Në një konferencë të jashtëzakonshme, Lumezi tha se në mesin e 50 të arrestuarve, dy janë zyrtarë të doganës.
“Pas një periudhe hetimore të gjatë, njëvjeçare saktësisht nga muaji maj, kemi filluar hetimin e këtij rasti në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës. Me urdhër të kryeprokurorisë speciale, kemi angazhuar dy prokurorë në hetimin e kësaj çështje penale dhe gjatë hetimeve kemi përdorur shumë mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë që të sigurojmë prova të mjaftueshme për krimin e dyshimit të arsyeshëm se është kryer vepër penale ndaj 68 personave. Kemi pasur informata se janë duke u kryer ryshfete në pikat doganore”.





