LAJME

E hëna fillon me mot të vranët e me diell, rriten dhe temperaturat maksimale

E hëna fillon me mot të vranët e me diell, rriten dhe temperaturat maksimale
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Dhjetor 2024, 07:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë paraqitet me kushte stabile të motit dhe rritje të vlerave termike.

Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Në mëngjes parashihen kushte për mjegull, kryesisht në ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika