Një person në Prishtinë ka raportuar në Polici se derisa po bënte blerje në një market, e ka harruar çantën me 500 euro dhe dokumente personale në një pjesë të marketit.
E harroi çantën me 500€ dhe dokumente në market, dikush e merr dhe ikën

Sipas ankuesit, çantën e ka marrë dikush dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 25.11.2022 – 10:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke blerë disa gjëra në një market, e ka harruar çantën e krahut në një pjesë të marketit, sipas ankuesit në çantë ka pasur 500 € si dhe dokumente personale. Pastaj një i dyshuar, deri më tani i pa njohur, e ka marrë çantën dhe ka ikur në drejtim të pa njohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

