LAJME

E goditi me makinë dhe e gjuajti me armë zjarri një person, arrestohet gjakovari

E goditi me makinë dhe e gjuajti me armë zjarri një person, arrestohet gjakovari
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Tetor 2021, 10:34

Një burrë është arrestuar të premten në Gjakovë sepse dyshohet se tentoi ta vrasë një burrë tjetër.Ky i fundit shpëtoi, por ishte për trajtim mjekësorë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje, me veturën e tij në lëvizje e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe dyshohet se dy herë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk është qëlluar.” thuhej në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje bëhet e ditur se janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja.Kurse me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika