Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot, 13 gusht 2026, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me bubullima dhe stuhi të izoluara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12°C dhe 17°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 30°C deri në 34°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s. Gjatë zhvillimit të stuhive mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës, si dhe ndryshim të drejtimit të saj.