LAJME

E diela me temperaturat deri në 29 gradë, pasditja me reshje shiu dhe mundësi për stuhi lokale

E diela me temperaturat deri në 29 gradë, pasditja me reshje shiu dhe mundësi për stuhi lokale
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Korrik 2026, 06:42
  1. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën në vend pritet të mbajë mot kryesit me diell, pasditja do të sjellë reshje shiu në disa zona.

Sipas parashikimit, vranësirat do të krijojnë kushte për reshje shiu në disa zona të vendit, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

IHMK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë aktiviteteve në natyrë, pasi në disa zona reshjet dhe shkarkimet elektrike mund të jenë të përkohshme, por me intensitet lokal.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika