LAJME

E diela me diell, temperaturat shënojnë rritje

E diela me diell, temperaturat shënojnë rritje
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2023, 09:23

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

Sipas institutit, diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.

Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 18 gradë Celsius.

Gjatë kësaj dite parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika