LAJME

E diel me diell dhe temperatura deri në 27 gradë

E diel me diell dhe temperatura deri në 27 gradë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Korrik 2026, 22:59

Kosova pritet të përfshihet nga mot me diell dhe intervale me vranësira të pakta gjatë ditës së diel, më 5 korrik.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior.

Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe për kryerjen e punimeve sezonale në ara, pemishte dhe vreshta. Temperaturat e këndshme dhe moti kryesisht i thatë do të mundësojnë zhvillimin normal të bimëve.

Instituti njofton se korrja dhe shirja e grurit tashmë kanë filluar në shumicën e rajoneve të Kosovës, ndërsa kushtet e parashikuara meteorologjike, me mot të thatë, temperatura të përshtatshme dhe pa reshje, janë të favorshme për zhvillimin pa pengesa të këtij procesi.

IHMK u rekomandon fermerëve që korrjen ta organizojnë gjatë orëve me lagështi më të ulët të ajrit, ndërsa pas korrjes të sigurojnë tharjen dhe ruajtjen e duhur të kokrrës, në mënyrë që të ruhet cilësia e prodhimit dhe të shmangen humbjet gjatë magazinimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika