Një ngjarje tragjike tronditi të mërkurën qytetin e Klinës. Dy persona mbetën të vrarë në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, raporton Sinjali.
Fillimisht Policia e konfirmoi vetëm një person të vrarë, derisa më vonë u konfirmua edhe viktima e dytë. Dorasi është arrestuar.
Siç u raportua mbrëmë viktimat janë kushërinj mes vete. Viktimat e këtij rasti janë dy të rinjtë, Rexhep dhe Albison Shlivova po nga fshati Jashanicë.





