LAJME

E dhimbshme: Ndërron jetë 7 vjeçari nga Zhuri që u aksidentua javën e kaluar

E dhimbshme: Ndërron jetë 7 vjeçari nga Zhuri që u aksidentua javën e kaluar
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Qershor 2026, 21:35

Policia Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë 7-vjeçari nga fshati Zhur, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 27 maj 2026.

“Sot, më 07.06.2026, rreth orës 14:08, kemi pranuar informacion nga QKUK se këmbësori i mitur, i lindur në dhjetor të vitit 2018, me banim në fshatin Zhur, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku me datën 27.05.2026, në cilësinë e këmbësorit, ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.”, njofton Policia.

Pas pranimit të këtij informacioni është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion-autopsi./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika