LAJME

E dënuara me 12 vite burgim për trafik droge në Norvegji kapet nga Policia e Kosovës në Pejë

E dënuara me 12 vite burgim për trafik droge në Norvegji kapet nga Policia e Kosovës në Pejë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shkurt 2022, 17:42

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Pejë, një femër, e dënuar nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge.

E dyshuara ka vit të lindjes 1969, dhe arrestimi i saj u bë, përmes një bashkëpunimi aktiv nga policia me njësitin për persona të arratisur (FAST Kosova).

Ajo sipas policisë, është e dënuar 12 vjet për trafikim droge, ndërsa ishte dhe duke u kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Pas konfirmimit të identitetit të saj me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika