- Reklama -

E çoi të miturën në një motel dhe e dhunoi, gjykata merr vendim

E çoi të miturën në një motel dhe e dhunoi, gjykata merr vendim
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për E.F. i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.Dyshohet se E.F. më 15 nëntor rreth orës 23:00 në një motel ka keqpërdorur seksualisht të mitur, me të cilën fillimisht ishte njohur në rrjete sociale, e më pas kanë shkuar në motel.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit E. F. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.11.2021, rreth orës 23:00, i pandehuri në një motel ka keqpërdorur seksualisht të miturën, fillimisht janë njoftuar në rrjetet sociale, pastaj në orët e vona kanë shkuar në motel”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

- Reklama -

Sipas këtyre veprimeve, i dyshuari ka kryer veprën penale “Dhunimi”.“Me këto veprime, i pandehuri E. F. ka kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se është plotësuar kushti ligjor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, ndonëse i pandehuri ka pranuar veprimet që i ka ndërmarrë”, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort