Dy të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës të hënën pas mesnatës, pasi dyshohet se kanë vjedhur një veturë në fshatin Reshan të Suharekës.
Dyshohet se vodhën një veturë, arrestohen dy të mitur në Suharekë

Policia njofton se vetura është gjetur dhe i është kthyer pronarit, teksa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Reshtan, Suharekë 23.08.2021 – 00:07. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të mitur, pasi që ditë më parë kishte vjedhur veturën e viktimës mashkull kosovar. Vetura i është kthyer pronarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

