LAJME

Dyshohet se sulmoi shtetasen gjermane, arrestohet një burrë në Prizren

Dyshohet se sulmoi shtetasen gjermane, arrestohet një burrë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Tetor 2025, 10:49

Një burrë dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një grua, e cila është shtetase të Gjermanisë.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin policor të datës 09.10.2025.
Rasti raportohet se ka ndodhur në rrugën “Rrust Kabashi” në Prizren më 08.10.2025.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika