Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se “disa parashutistë nga Serbia dyshohet se janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në Podujevë”.
Dyshohet se parashutistë serbë u lëshuan nga Serbia në Kosovë, policia: Po bashkëpunojmë me KFOR-in

Sipas njoftimit, thuhet se policia s’ka hasur në parashutistë, teksa ka bërë të ditur se ka kontaktuar edhe me personin i cili i ka dhënë informatat fillestare.
“Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in”, thuhet në njoftimin e policisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

