LAJME

Dyshohet se kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Dyshohet se kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Qershor 2026, 08:37

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimet se ka kanosur verbalisht një zyrtar policor, pasi njësia policore i ka shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik.

Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur më 09.06.2026 në rrugën “Skender Latifi” në Prizren.

Lidhur me rastin, organet e rendit bëjnë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, lënda është përcjellë në procedurë të rregullt.

“I dyshuari mashkull kosovar ka kanosur verbalisht një zyrtar policor pasi njësia policore i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika