Pas më shumë se tri orëve tashmë ka përfunduar aksioni i zyrtarëve policorë të udhëhequr nga Prokuroria Speciale tek Ministria e Bujqësisë.
Bastisja në këtë institucion është zhvilluar për disa orë radhazi në kuadër të hetimeve që po bëhen në rastin e njohur për fabrikën e mbetjeve shtazore.
Policia e Kosovës ka thënë se me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente, është duke kryer bastisje në Prishtinë, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në lidhje me kontratën e Ministrisë së Bujqësisë për fabrikën e mbetjeve shtazore.





