LAJME

Dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve, Prokuroria jep detaje për aksionin në ARBK

Dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve, Prokuroria jep detaje për aksionin në ARBK
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2026, 10:09

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot ka zhvilluar një aksion në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Prokuroria konfirmoi se bastisja në ARBK është zhvilluar mbi bazën e dy veprave penale.

“Gjatë këtij aksioni janë kryer bastisje në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprës penale ‘Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’, sipas nenit 391 të KPRK-së” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, aksioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në funksion të zbardhjes së plotë të rastit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika