LAJME

Dy vite pa dramaturgun, gazetarin, arsimtarin e gjuhës rome, Nexhip Menekshe

Dy vite pa dramaturgun, gazetarin, arsimtarin e gjuhës rome, Nexhip Menekshe
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2021, 13:59
Sot u bënë dy vite nga vdekja e dramaturgut dhe aktorit të komunitetit rom, Nexhip Menekshe.
Ai la pas vetes një trashëgimi të pasur artistike. Menekshe ishte autor i dymbëdhjetë dramave dhe regjisor i 20 performancave. Tërë jetën ia kushtoi artit.
Përmbajtja dhe tema e dramave të tij ishin instrumente për përshkrimin e jetesës së romëve, traditat dhe kultura e tyre. Të gjitha dramat ishin të bazuara në aktualitet prandaj konsiderohen një mënyrë për vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e publikut.
Angazhimi i tij dhe i gjeneratës që i takonte ka kontribuar në zhvillimin e një korpusi të jashtëzakonshëm të vajzave dhe djemve romë, të shkolluar dhe të angazhuar që të luftojnë për të mirën publike.
Viteve të fundit ishte edhe njëri ndër iniciatorët dhe kontribut dhënësit që gjuha rome të jetë gjuhë zyrtare në Komunën e Prizrenit, gjë e cila është në proces dhe pritet të jetësohet së shpejti.
Nexhip Menekshe do të mbetet gjithmonë frymëzim për të gjithë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e kujton dhe e vlerëson lart kontributin që dha për artin e kulturën në përgjithësi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika