Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt 2021.
Kjo u bë në kuadër të marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi e cila ishte nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator të 2020-ës, në prani të ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Sot kur shënohet 2 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, MPJD ka thënë se presin vazhdimin e bashkëpunimit dhe miqësisë edhe për shumë vite të tjera.
“Sot festojmë 2 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit. Ne jemi krenarë për partneritetin tonë, i cili ka sjellë prosperitet për të dy vendet. Ne presim vazhdimin e bashkëpunimit dhe miqësisë për shumë vite të tjera”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, u cilësua nga të dyja vendet si historik dhe ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në mënyrë virtuale.
Marrëveshja ishte nënshkruar nga ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.
https://twitter.com/MFAKOSOVO/status/1620806372228235265?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1620806372228235265%7Ctwgr%5E7c2f60a59f3d8865e721411eaa4fcb4557297e17%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fdy-vite-nga-vendosja-e-marredhenieve-diplomatike-kosove-izrael%2F