LAJME

Dy vetura të postës së Serbisë ndalohen rrugës për në Leposaviq

Dy vetura të postës së Serbisë ndalohen rrugës për në Leposaviq
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Prill 2023, 17:49

Dy vetura janë ndaluar të mërkurën rreth orës 13:00 nga Policia e Kosovës pranë urës së Bistricës, rrugës për në Leposaviq,

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka njoftuar se këto vetura të ndaluara janë të Postës së Serbisë.

Ai ka bërë të ditur se brenda këtyre veturave janë gjetur një shumë e madhe e parave, megjithatë nuk tregoi shifrën e saktë.

“Veturat janë dërguar në Terminalin Doganor në jug të Mitrovicës”, ka thënë më tej ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika