- Reklama -

Dy vdekje të dyshimta në Prizren, policia po heton rastet

Me datë 15.01.2026, në qytetin e Prizrenit janë raportuar dy raste të gjetjes së personave pa shenja jete.

Rasti i parë:
Rreth orës 01:20, Policia është njoftuar se në një automjet, në rrugën “Hajdar Shala” në Prizren, gjendej një person pa shenja jete.
Sipas informatave fillestare, viktima është A.S., mashkull rreth 55 vjeçar, banor i Prizrenit, me profesion taksist. I ndjeri është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij, i cili ishte i parkuar në një vendparkim të rezervuar për TAXI, ku ai po qëndronte në pritje.

- Reklama -

Rasti i dytë:
Rreth orës 14:45, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Haki Taha” në Prizren, një person i moshuar, F.T., rreth 70 vjeçar, është gjetur pa shenja jete.

Në të dy rastet, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës. Nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personave.

Pas pranimit të informatave, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendet e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Lidhur me të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, dhe me urdhër të tij, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim të mëtejmë.

Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupave, si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e dytë, nuk janë vërejtur shenja të dhunës.

Rastet janë iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe vazhdojnë të hetohen në bashkërendim me Prokurorin përgjegjës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort