LAJME

Dy vdekje të dyshimta në Prizren dhe Suharekë, Policia po i heton rastet

Dy vdekje të dyshimta në Prizren dhe Suharekë, Policia po i heton rastet
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Janar 2026, 19:40

Një 36-vjeçar nga Mamusha është gjetur i vdekur, mesditën e së mërkurës, më 07.01.2026.  Sipas Policisë, rasti është raportuar në rrugën “Ukshin Hoti” në lagjen Arbana të Prizrenit.

Vdekja e viktimës thuhet se është kostatuar më pas nga ekipi mjekësor në vendin ku është gjetur trupi.

Policia raporton se është duke e hetuar edhe një rast tjetër të vdekjes së një gruaje.

Sipas tyre, më 07.01.2026, një grua 43-vjeçare nga fshati Grejkoc i Suharekës, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, me dyshimin se kishte konsumuar preparate kimike.

“Lidhur me këtë rast, rreth orës 15:00, Policia është informuar nga QKUK-ja se viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe, si pasojë, ka ndërruar jetë”- thuhet në raport policor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se për të dy rastet, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka iniciuar rastet “Hetim i vdekjes” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika