Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 3.730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Më tej bëhet e ditur se sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.704.






