Një fëmijë dhe një shofer kanë vdekur në dy aksidente të ndara që kanë ndodhur sot në Komunën e Malishevës.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas raportit, aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Carallukë, ku i dyshuari duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia godet viktimën fëmijë, i cili nga plagët e marra ndërron jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në fshatin Stapanicë, ku i dyshuari me automjetin e tij, nga pakujdesia godet katër vetura dhe një kamion, dhe si pasojë e aksidentit i dyshuari ka ndërruar jetë, kurse lëndime të lehta trupore pësojnë nëntë persona, thuhet në raportin e policisë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit, i dyshuari i parë është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa trupi i pa jetë i të dyshuarit të dytë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /BetimipërDrejtësi
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.