LAJME

Dy të vdekur dhe 133 raste të reja me COVID-19

Dy të vdekur dhe 133 raste të reja me COVID-19
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2021, 15:01

Dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 133 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 4139 mostrave

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 150.625.

Janë 6077 raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë administruar 15.925 doza të vaksinës antiCOVID. 474.873 qytetarë janë vaksinuar me dy doza.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika