Të paktën dy njerëz humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën në një shpërthim të madh që ndodhi të martën në një kompleks industrial në qytetin Leverkusen të Gjermanisë.Të dhënat i konfirmoi sot operatori i kompleksit i cili tha se pesë persona janë ende të zhdukur.Shpërthimi ndodhi në Chempark, një nga parqet më të mëdha industriale në botë.
Dy të vdekur, 5 të zhdukur dhe 31 të plagosur, si pasojë e shpërthimit në Gjermani

Operatori Currenta tha se kërkimet për pesë të zhdukurit vazhdojnë, por shpresa për gjetjen e të mbijetuarve sa vjen e zvogëlohet.
Currenta tha se shpërthimi ndodhi në një pjesë të parkut ku gjenden mbeturinat dhe se nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi atë.Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e rrezikut ekstrem dhe bëri që zyrtarët t’u bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh.
Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se tashmë është në nivele të sigurta.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




