LAJME

Dy të rinj kërkojnë ndihmë në Emergjencë pas plagosjes me mjet të mprehtë

Dy të rinj kërkojnë ndihmë në Emergjencë pas plagosjes me mjet të mprehtë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Qershor 2026, 07:54

Dy persona të moshës 19-vjeçare kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, pasi janë plagosur me mjet të mprehtë. Njëri prej tyre është hospitalizuar për trajtim të mëtejmë.

Sipas njoftimit të spitalit, rasti ka ndodhur në orët e para të së dielës, më 28 qershor, rreth orës 01:10, kur dy të rinjtë janë pranuar në Shërbimin e Emergjencës.

Njëri nga të lënduarit ka pësuar disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit. Pas ekzaminimeve mjekësore dhe radiologjike, si dhe trajtimit fillestar në Emergjencë, ai është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë, pas konsultimit me kirurgun kujdestar.

Ndërkaq, pacienti i dytë ka pësuar një plagë në regjionin e kofshës së djathtë. Pas trajtimit dhe përpunimit të plagës në Shërbimin e Emergjencës, ai është liruar për në shtëpi.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika