Home LAJME Dy të dënuar arrestohen në një aksion policor në Rahovec

Dy të dënuar arrestohen në një aksion policor në Rahovec

0
Dy të dënuar arrestohen në një aksion policor në Rahovec

Policia e Kosovës përmes faqes zyrtare ka noftuar se  njësiti për ndërlidhje me Gjykata, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Stacionit Policor në Rahovec, ka realizuar me sukses një operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim, të dënuar me burg nga organet gjyqësore në Kosovë.

Si rezultat i këtij aksioni, u arrestuan dy persona:

  • E. S., i dënuar me 1 vit e 10 muaj burg për veprën penale “Sulm”, u lokalizua dhe u arrestua në vendbanimin e tij në Rahovec.
  • L. K., i dënuar me 10 muaj burg për veprat penale “Falsifikimi i parave” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, u arrestua në fshatin Xerxë.

Të dy të dënuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin e saj për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave në kërkim, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here