- Reklama -

Dy shqiptarë aksidentohen në Itali duke bërë video live, po dëgjonin këngën e Bes Kallakut

Dy shqiptarë janë aksidentuar në Itali dhe të gjithë ngjarjen e kanë filmuar live në rrjetet sociale. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ngjarja ka ndodhur në Santa Maria a Monte, ku makina e dy të rinjve ka dalë nga rruga në një rrethrrotullim.

Një prej tyre ka filmuar të gjithë ngjarjen, pasi pak përpara incidentit të rinjtë ishin duke dëgjuar muzikë me volum të lartë. “Çunat”, thërrasin ata siç dallohet në video (Kliko këtu për të parë videon)ndërkohë që në sfond është vendosur kënga e Bes Kallakut dhe Ermal Fejzullahut, “Daja”.

- Reklama -

Por në përfundim të këngës, ndodh edhe aksidentit. Për shkak të lagështisë në rrugë, por ndoshta edhe prej humbjes së përqendrimit të shoferit, makina del nga rruga dhe përfundon pranë një dyqani buke, por u ndal nga disa kangjella.

Dy të rinjtë janë lënduar lehtë dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se u dërguan në spital. Ata dëgjohen të bërtasin në momentin e aksidentit.

Karabinierët nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij incidenti. Sipas policisë, dy shqiptarët nuk kanë precedentë të mëparshëm penalë. Gjithashtu ata janë të dy të martuar dhe prindër./tvklan

 

https://www.lanazione.it/pontedera/cronaca/incidente-video-facebook-1.5881132

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort