LAJME

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Janar 2026, 19:39

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar sot në rajonin e Prizrenit, ka njoftuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 12:40 në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana të Prizrenit, ku Policia ka pranuar informatën se në një objekt afarist dyshohej për një person pa shenja jete. Njësitë policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. I ndjeri është identifikuar si F. Th., mashkull rreth 36 vjeç, nga Mamusha.

Ndërkohë, rreth orës 11:40 të së njëjtës ditë, Policia është njoftuar se një grua rreth 43 vjeçare nga fshati Grejkoc, Komuna e Suharekës, ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, me dyshimin se kishte konsumuar preparate kimike. Më vonë, rreth orës 15:00, Policia është informuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës se ajo nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka iniciuar rastet si “Hetim i vdekjes” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika