LAJME

Dy raste për armëmbajtje pa leje njëri në Prizren e tjetri në Suharekë

Dy raste për armëmbajtje pa leje njëri në Prizren e tjetri në Suharekë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Dhjetor 2024, 11:49
Në rajonin e Prizrenit në dy raste të ndara, në Prizren dhe në Suharekë policia ka ndaluar një person për armëmbajtje pa leje ndërsa dy te tjerë lirohen në procedurë të rregullt.
Me datën 16.12.2024, njësiti patrullues i stacionit policor në Prizren Veri, gjatë një pike kontrolli, kanë ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari K.P (M/K), i moshës 24 vjeçar, tek i cili kanë gjetur armën e zjarrit pistoletë, një karikator pa municion dhe katër fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Prizren dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
Me datën 16.12.2024 Stacioni Policor në Suharekë nga personeli i një shkolle të komunës së Suharekës, është njoftuar se gjatë kontrollit në dy çanta të dy nxënësve të shkollës janë gjetur një (1) armë zjarri me gas dhe një (1) mjet i mprehtë (thikë).
Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit. Kanë konfiskuar mjetet e lartcekura dhe kanë intervistuar të dyshuarit në bazë të procedurave ligjore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll, shfrytëzim apo Posedim i pa autorizuar i armës’’, rast i cili është proceduar në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika