Edicioni i 22-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” që mbahet në Prizren ka nisur që disa ditë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident, deri mbrëmë, kur dy të rinj, kërkuan ndihmën e Policisë. Viktimat i kanë denoncuar dy punëtorë të sigurimit fizik, nën dyshimin për sulm e kanosje.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti, që u raportua nga një 22-vjeçar dhe një 20-vjeçar.
Sipas informacioneve të para, njëri nga të dyshuarit, sigurim fizik në Doku Night, i ka sulmuar dy të rinjtë, ndërsa i dyshuari tjetër i ka kanosur, pas një debati verbal që kanë pasur me njëri-tjetrin.





